Si e njoha Rikard Ljarjen

Aktorin e madh të ndjerin Rikard Ljarja ashtu si dhe artin e kulturën e Shqipërisë socialiste Enveriane e ndiqja mes TVSH RADIO TIRANES KUKESIT e librave , po pata fatin dhe nderin ta takoj pas çlirimit të Kosovës në vitin 2000 në Kinema ABC ishte bashkë me aktorin skenaristin e madh Mevlan Shanaj .

Dorën zemer kisha emocione të papara , isha me disa bashkëluftëtarë të UÇK -së dhe bashkëveprimtar duke pirë kafe dhe shkuam e ju lutem të vinë te ne , me thjeshtesin e tyre më të madhe Rikardi dhe Mevlani erdhen tek ne dhe kaluam disa ore duke fol siç e kemi zakon nga politika te arti e sporti .

Aktoret tanë të mëdhenjë mbeten të befasuar me ne se si ne e njihnim aq mirë krijimtarin e tyre , se si ne i njihnim dramat komedite filmat etj që ishin burim frymëzimi për ne shqiptarët e pushtuar nga Jugosllavia Kryekriminale Rankoviciste-Titiste-Millosheviçiane .
Ju thash pa ju , pa nënën Shqipëri pa Enver Hoxhen PPSH pa frymezimin e ndihmen vëllazerore në çdo sferë ne do asimiloheshim .

Po ikin plejada e kryevlerave kombëtare , të artit mirëfilltë shqiptar që na ka nderuar dhe në botë ???✊

Leave a Reply