Pak fjalë për babën tim më të mirin në botë

Pak fjalë për babën tim

Në zymtësinë e këtyre ditëve,në kujtesën time të lodhur më rishfaqet si një shirit filmi fëmijëria e rinia ime.
Në gjithë këtë udhëtim ,nuk ka sesi të mos shfaqet personazhi kryesor i gjithë kësaj periudhe ,e edhe asaj të mëbonshme,pra Babai im.
Si bardhësi e Bjeshkëve të Shalës së Bajgorës shoh virtytet e tij.
Me shumë mund e sakrificë ,së bashku me nënen(ndjesë pastë),na rritët e shkolluat (4 vajza).
Tani e kuptoj edhe më mirë sa e vështirë ka qenë për ty babë.
Jeta shpesh herë tregonte egërsinë e saj,e ti i pamposhtur qëndrove i palëkundur përballë tyre.
Ti bëheshe drangua kur dikush nga gojët e liga guxonte e thoshte diçka të pahijshme për ne.Ti u shkrutoje gjuhën në rrënjë.
Të ëmblat e të hidhurat e kësaj bote i përjetuam bashkë,duke të pasur Ty krah e mbështetje të fuqishme.
E vitet po ikin babë…
Në rrudhat e ballit tënd shoh më së miri sesi gërshetohen tradita e modernja.
Secila nga to është një kushtrim në vete,sikur na thonë ,tutje,ballëlartë e krenare.
Kjo pranverë erdhi ndryshe ngaqë e prisnim, na u prenë udhët.
Por urimin nuk ka gjë që ta ndaloj,sot si një jehonë po të dërgoj urimin tim
Uriiimeee o Shefki Bajgora 🎂🎂🎂🎂
Mos t’u harroftë emri kurrë!
Unë këtu po e cakrroj gotën për Ty
Gëzuar Bacalok🥂

Afërdita Fejzullahu Sylejmani

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *