Vështrim nga Dedë Abazi

Copëtimi i dytë – Konferenca e Ambasadorëve në Londër!
A e dini se (sot) 100 e …7 vjet më parë, pikërisht në ketë datë – më 30 maj 1913, u nënshkrua Traktati i Londrës, i cili realisht i dha fund luftës së parë ballkanike dhe njohu pavarësinë e Shqipërisë!
Dorën në zemër – Turku i asaj kohe na lëshoj në dorë të serbit, grekut dhe malazezit – duke i copëtuar trojet tona, sepse bëri një marrëveshje, sipas së cilës, Perandoria Osmane hiqte dorë nga të gjitha trojet tona… Si rezultat, konferenca mori vendime që prekën gjysmën e territorit të Shqipërisë së pavarur, të banuar kryesisht nga shqiptarë etnikë. Kjo datë pra na kujton dhe mbahet mend si data kur ndaj shqiptarëve është bërë një padrejtësi e madhe, duke lënë jashtë kufijve administrativ të Republikës së Shqipërisë shumë troje shqiptare, të copëtuara dhe të robëruar…!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *