Universiteti Ferizajit injoron kuadrot e dëshmuara në luftë dhe paqe !

Universiteti në Ferizaj, shpall listat fituese për mësimdhënës.
A kishte kritere për professor, a u respektuan ato?
Konkurs 02.08.2019
Vendi i Punës: mësimdhënës në marrëdhënje të rregullt pune
Në disa pozita, mësimdhënësi duhej të ishte për lëndët,e-marketing; menaxhim operacioneve; zhvillim i bizneseve dhe ndërmarrsis në turizëm, si dhe për lëndët marketing dhe globalizim, menaxhim i komunikimit ndërkulturor, menaxhim i marrëdhënieve me klient
Kandidati fitues nuk është I profilit të turizmit, sipas buletinit të dytë të USHAF.
Doktoratën për organizim dhe menaxhim e proceseve të informacionit, e ka kryer në një universitet në Bullgari.
Ndërsa kandidatët e tjerë konkurues me profil përkatës, nuk janë pranuar.
Vlerësoni vet, a u respektuan kriteret, kur personi me doktoraturë nga një universitet shtetëror, me profil përkatës, anashkalohet dhe merret një kandidat që nuk i përputhet kualifikimi universitar me vendin e punës që fiton.
Për të dhëna më të hollësishme, shih konkursin e shpallur në webin e USHAF dhe buletinin e tyre, si dhe më konkretisht të gjitha dosjet, në bazë të ligjit për qasje në dokumente zyrtare.

Ky reagim ditë me parë ka ardhur në redaksin e portalit JaninaPress

Leave a Reply