Shote Galica -Heroinë e Popullit -shkrim nga mërgimtari atdhetar Besmir Qalaj

Shotë Galica, Heroinë e popullit

Akoma vajzë e vogël, babai i saj e merrte me veti nëpër oda të burrave, në të cilat flitej për trimëri dhe urti.
Pikërisht aty filloj dashuria e saj për atdhe e liri.
Saktësisht aty kutpoj që liria që është marrë me forcë fitohet vetëm me armë në dorë.

Rrobat të nusërisë herët i zëvëndësoi me rroba të luftës të komitës kombëtare.
Plisin e bardhë mbi kokë, armët në brez. Kështu filloj një jetë luftë për heroinën tonë liridashëse.

Forcë dhe guxim. Trimëri dhe qëndresë.

Kjo ishte Shotë Galica, NJË GRUA SHQIPTARE me të cilën gra dhe burra e shohin si model dhe pjesë të historisë.

Një grua shqiptare e cila do ta sakrifikonte jetën e saj për të mirën e të gjithëve.

Këngët e trimërisë si “Besa besë, një besë kem dhanë” – “Ty Shqipni na të kemi nanë” që Shota këndojke duke rrahur qiftelin, le të tingëllojnë përherë e më shumë në shtëpitë tona dhe të jenë inspirime për secilën dhe secilin prej jush dhe për gjeneratat e ardhshme.

Lavdi trimëreshës Shotë Galica
Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit
Rroftë populli shqiptar

✊? ??

BQ

Leave a Reply