Një thirrje atdhetare për 6 Maj

Miqtë e mi të dashur!
Motra e vëllezër!
Zonja e zotrinjë!
Bashkëatdhetarë të dashur!

Me 06 maj, është ditëlindja e Atit të kombit, kryeheroit tonë kombëtarë, -Gjergj Kastrioti-.
Një grup,shoqe e shokë (bashkëveprimtarë), kemi vendosur që në këtë ditë të shenjtë, të vetorganizohemi, të takohemi për t’u ç’mallë më njëri-tjetrin, si dhe për t’festuar ditëlindjen e Kryezotit, Gjergj Kastriotit.
Prishtinë- tek sheshi „Gjergj Kastrioti“-, pran bustiti të tij, nga ora 13-të deri 14-të.
Kjo bëhet pët të vetmën arsyje:
-Në pamundësi të takoj gjithsecilin nga ju, veç e veç (gjatë sezonit të pushimeve), gjithë ata miq e shokë, bashkëveprimtarë për të cilët kam shumë mall!
-Vendosëm: Pikërishtë kjo datë e shenjtë, të jetë një datë e veçuar nga të tjerat, për të gjithë ne dhe kombin të cilit i përkasim, ku ne mund të takohemi çdo vit,duke filluar nga ky vit, 2022.
-Një përqafim, një shtërngim duarsh, ashtu siç na mësonë –Besëlidhja e Princave Arbëror në kuvendin Lezhës, të udhëhequr nga Ati i kombit, Gjergj Kastrioti-.
-Një kënge t’ja themi bashkë, duke u përkulur para figurës së tij madhështore!
-Duke nderuar për t’bëmat e tija, vlerat e padiskutueshme, të patjetësueshme që la pas,në historin tonë të lavdishme.
-Një got raki,një gëzuar me shikim nga ati i kombit, një valle rreth tij…! Etj.etj.!
-Kjo është pasqyra njëorëshe, që në si mërgimtarë, kemi parapregaditur.
-Asgjë më shumë. Gëzojm e festojmë, për fation tonë të madhë që kemi një prijës, si Ati i ynë shenjtë-Gjergj Kastrioti ,me përmasa ndërkombëtare.
-Më padurim, pres t’ju takoj…!
Nga unë Pali (Islam Idrizi), mirupafshim në Prishtinë.
30.04.2022 Ingolstadt.

Leave a Reply