Opinion nga Luftëtari emblematik i orëve të para të UÇK -së Skënder Shabani

22 Shtator 1998 datë e rëndësishme për historinë e Kosovës!
Ofenziva e pushtuesve serbosllav kishte filluar në ZO-Drenicës brigada 114 nga të gjitha anët, ku më vonë mori emrin e lavdishëm të komandantit Fehmi Lladroci,pas rënjes heroike të tij po më këtë datë.Ushtarët e UÇK-së të fshatit Mikushnicë ishin të pëgatitur përballuar makinerisë serbe. Hyrja e forcave serbe në fshatin Prekaz të Eperm,ushtarët e Mikushnicës kishin shkuar për ti dalur në ndihmë forcave të UÇK-së, u zhvillu luftë e ashpër në Prekaz të Epërm nga: Mujë Shabani, Avdi Shabani, Skënder Shabani, Vehbi Shabani, Sadik Zenuni, Nazmi Avdiu, Mehdi Avdiu, Destan Rexhepi, Nasuf Shabani etj. Mandej lufta vazhdoi edhe në Mikushnicë, ofenziva mori hove të madh, ku u granatu fshati Mikushnicë me makineri shumë të rëndë nga pushtuesi, u plagosën ushtar të UÇK-së dhe civil, po ashtu dëmtime të mëdha djegie shtëpie dhe gjesende tjera nga forcat armike. Familja e Sylejman, Vesel dhe Selim Shabanit(tre vellëzerve), kishin të strehuar popullatë nga fshatrat e djegura e konkretisht nga fshati Llaushë dhe Morinë. Përgatitjen e krejt logjistikës për ushtarët e UÇK-së nga të gjitha fshatrat përrreth: Prekaz, Lubovec, Prolloc, Dobovc, Beqiq, Krasaliq, Polac, Likoshan, Baks, Qirez, Verboc, Shtuticë, Tërrdevc e shumë fshatra të tjera i kishte bërë kjo familje. Ku më datë: 22, 23 Shtator 1998 dhe me tutje ushqehen në malet e Mikushnicës 150 ushtar të UÇK-së më bukë dhë gjësende tjera nga kjo familje,ku bukën e kemi bajtur me thasë; Nasufi, Mujë, Vebiu, Sami dhe Skënder Shabani. Dëshmitar janë: Murat Mehmeti, Emin Meha, Xhafer Koca, Skënder Gjeli, Zeqir Rexhepi, Rrustem Nika, Sabit Qirezi dhe shumë të tjerë. Në mbështetje të luftës së UÇK-së dhe strehim të popullatës dhanë kontribut të pazëvendësueshëm nga Gjermania: Ismet(Vesel)Shabani dhe Halil(Selim)Shabani).
Pastaj u stacionua spitali ushtarak në lagjen Shabani në Mikushnicë,ku u shëruan shumë Ushtarë dhe Civil.
Me 22 shtator 1998 ranë në altarin e lirisë: Fehmi Lladroci komandanti i brigadës 114 ZO-Drenicës, Gjeve Lladroci,Fatime Shala e Bajgorës, Dr Lec Gradica, Enver Haliti dhe shumë të tjerë. Lavdi veprës së tyrë për atdhe dhe gjithë dëshmorëve të kombit!
Respekt për gjitha ata që kontribuan në ditët më vështira të kombit tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *