Njoftim nga PDK

Ju flet Kosova e Lirë!

Radio Kosova e Lirë dhe Agjencia e Lajmeve “KosovaPress”, shkojnë përtej rolit të tyre si media. Në fakt, të dyja, të themeluara në kohën e luftës për liri, janë pjesë e rëndësishme e përpjekjes gjithëshqiptare për çlirim.

Lajmet për fitoret e UÇK-së që vinin nga të gjitha rajonet, frymëzuan ushtarët, popullin dhe mërgatën tonë që asnjëherë të mos rreshtin së besuari se liria po vjen.

Prandaj, sot, në 24 vjetorin e themelimit, falënderojmë themeluesit, stafin, luftëtarët që mbrojtën ato, e posaçërisht familjet Berisha dhe Gega, të cilat ofruan shtëpitë për vendosjen dhe funksionimin e tyre në Berishë dhe në Katundin e Ri. Urime përvjetori dhe shumë suksese të mëtutjeshme!