Një shkrim me tematikë sensitive nga Ganimete Jakupi

ASKUJT NUK IA RRËFENTE PËRJETIMET…
(Dedikuar femrave të dhunuara në luftën e Kosovës)

Jeta dhe fati i trishtë e kishte përcjellur qysh në moshën e adoleshencës, dhunimet dhe keqtrajtimet në mënyrë brutale që kishte përjetuar nga paramilitarët serbë aspak nuk mund t’i largonte nga mendja, duke e lënë me trauma të cilat çdo ditë I kujtoheshin Elvirës, e cila ishte njëra ndër të dhunuarat në moshën e adoleshencës, të njëjtin fat të trishtë e kishte edhe nëna e saj dhe shumë gra e vajza tjera që ishin nga i njëjti fshat ku në prani të bashkëfshatarëve – serbët i dhunuan, keqtrajtuan me forcë!!!…Babain, vëllezërit dhe shumicën e burrave, djemve i kishin pushkatuar para syve të tyre!…Këto mbijetuan me njëmijë plagë në shpirt e trup, pas luftës nuk u kthyen më në fshat, u vendosën në Prishtinë, ngase ndiheshin keq për atë se çfarë ju kishte ndodhur!…Kështu Elvira filloi të vijonte shkollën e mesme dhe njëkohësisht punonte në një dyqan, ishte vajzë e urtë, e shkëlqyer në mësime dhe punëtore e zellshme…Asnjëherë nuk I pëlqente të shoqërohej shumë me njerëz, ndihej indiferente, nuk mund të fliste me askënd se çfarë kishte përjetuar në luftë, të gjitha përjetimet që kishte i mbante të freskëta në shpirt, nuk kishte si t’i rrëfente se çdoherë mendonte se do të paragjykohej nga njerëzit, shpeshherë nga traumat që kishte nga lufta nuk ndihej mirë shpirtërisht!…
Në punë kalonte mjaft mirë të gjithë e respektonin, meqenëse e dinin se babain dhe vëllezërit ia kishin vrarë në luftë, kishte mbetur vetëm kjo dhe nëna, e kuptonin gjendjen e saj emocionale dhe financiare, madje në moshën në të cilën ishte luftonte për një jetë më të mirë, për t’u arsimuar e për të qenë e pavarur…Me njërin nga kolegët me të cilin punonte kishte raporte më të mira, madje shpeshherë ishte ai që e bënte për të harruar gjithçka, çdo ditë e më shumë mes tyre bisedat dhe të qeshurat e tyre bëheshin më atraktive…Si me shaka Miri disa herë I kishte thënë se po të më pranoje ti do të bëja nuse sot, sepse vajza të tilla janë të rralla, të sjellshme, punëtore dhe të bukura!…Mirëpo, Elvisa disa herë kishte heshtur, disa herë I kishte thënë se unë nuk jam vajzë për ty, ti meriton më shumë!…(Në mendjen e saj çdoherë i shfaqej akti i dhunimit nga serbët, nuk kishte si t’ia rrëfente këtë përjetim, “sekret” kur e dinte se ai gjithnjë donte të gjente një vajzë të sjellshme, punëtore, të virgjër, atë e kishte parim që ia kishte thënë shumë herë në biseda!…)Vitet kalonin dhe të dytë punonin në të njëjtin vend të punës, shpeshherë puna ua mundësonte të shkonin në pushime, për udhëtime pune njëkohësisht të vizitonin vende të ndryshme…
Koincidencë ishte kur shefi kishte caktuar këta dy për një udhëtim pune, kur papritmas në të njëjtën dhomë duke pirë kafe Miri i thotë me sinqeritetin më të madh që kishte se “Çdoherë kisha një simpati ndaj teje edhepse të kam mike të mirë e kolege që të njoh tashmë kohë të gjatë, por nuk e kuptoj pse çdo ditë e më shumë kjo simpati po shkon duke u rritur, e duke të dashur akoma më shumë, kam njohur shumë vajza në jetën time, por nuk e di pse shpirti ndjen qetësi kur jam pranë teje dhe mezi pres të të shoh në punë…Je një femër ashtu siç e ëndërroj, do të doja që shoqëria mes nesh të marrë një kahje tjetër, të jemi në një rrugëtim të përbashkët jetësor”…
Elvira me të dëgjuar këto fjalë nga Miri u step, mbeti duke e shikuar në sy dhe lotët i rridhnin rrëke nëpër faqe!…
Miri nuk e kuptonte se çfarë ndodhi! E pyeti – “Mos gabova diçka çfarë të thashë, mbase këtë se kishe menduar nga unë”!…
Ajo nuk pushonte duke qarë!!!…
Pasi kaluan disa minuta filloi të qetësohej dhe kërkoi nga ai ta mbante këtë sekret të cilin ajo e kishte shumë vështirë t’ia rrëfente!…
Miri u zotua se do ta mbajë sekretin edhepse nuk e dinte për çfarë ishte fjala!…
Atëherë, ajo filloi e i rrëfeu gjithçka çfarë kishte përjetuar qysh si fëmijë!…Prandaj i tha: Shumë herë të thoja se ti meriton më shumë, femrat si unë e di se asnjëherë nuk I ke dashur të jenë fat I yt, prandaj e kam pasur vështirë të ta thoja çfarë plagë në shpirt kisha!….
Me të kuptuar këtë rrëfim, Miri shprehu keqardhje për gjithçka që ajo kishte përjetuar, e ndjeu veten keq se për çfarë kishin biseduar dhe që gjithnjë i kishte thënë se ai parim e kishte të merrte një vajzë të sjellshme, punëtore dhe të virgjër!…Në atë çast iu afrua dhe e përqafoi, shtrëngoi fort duke I thënë se ” Ti je femra më e fortë që kam njohur”… Dhimbjen tënde dhe të çdo motre, femre shqiptare e bashkëndiej edhe unë me to, këto fatkeqësi të motrave tona nuk duhet paragjykuar askush , por duhet t’i japim forcë, kurajë e mbështetje për një jetë të re sa më të mirë në të ardhmen si nga populli ashtu edhe nga shteti!…
Miri heshti për një çast…dhe i premtoi se unë dua të jem me ty përgjithmonë, asnjëherë nuk dua ti ta kujtosh atë akt të keq, të ndihesh keq për çfarë të ka ndodhur, ajo mund t’i kishte ndodhur çdokujt!…
Të nesërmen bën një festë të madhe me familjarë e miq, ku edhe u celebruan, filluan një jetë të re të dy të lumtur!…

©️Ganimete Jakupi, Zvicër.