Nga pedagoge Elvira Zeneli një opinion me vlerë

Elvira Zeneli

Gjatë një ore mësimi

Aria është nxënëse e klasës së parë. Sot kanë festën e Abetares, dhe shkova ti ndjek në një orë mësimi.
Mësuesja vazhdoi mësimin dhe më pas hyj unë. Përshëndetem me mësuesen dhe nxënësit dhe ulem të ndjek procesin mësimor. Ishte një frymë e ngrohtë ku kishte dhe shumë konkurencë. Të gjithê ishin të përfshirë në mësim.
Edhe pse ishin klasë e parë, ato tashmë e shikonin veten të rritur dhe të pregatitur për në klasën e dytë.
Pasi mbarojnë detyrën që mësuesja ju kishte dhënë, u kontrolloj fletoret e shkrimit me radhë.
Të gjithë kishin shkruar bukur, por ajo që më ra në sy, ishte fletorje e Arias.
Një shkrim i bukur. Çdo shkronjë e shkruar me shumë kujdes. Një fletore model për një nxënëse që është vetëm 6-të vjeçe.
E përqafova dhe e falenderova për pregatitjen dhe shkrimin e saj të mrekullueshēm.
Suksese të gjithë fëmijëve që kanë mbaruar ABETAREN dhe udhëtim të mbarë drejt klasava më lart!
Respekte për të gjithë mësimdhënësit e klasave të para, të cilët kanë punuar me një përkushtim të madh dhe të palodhur për të përmbushur dhe realizuar synimet dhe qëllimet e tyre!
Mêsuesi/sja bën një ndryshim pozitiv në jetën e secilit fëmijë që ecën në shkollë. Është mësuesi /sja që stimulon nxënësit të besojnë në ëndrrat e tyre. Ne e vlerësojmë të gjithë durimin, kohën dhe energjinë që keni vënë në mësimdhënie. Edhe kur tema duket e mërzitshme, mësuesi/sja frymëzon nxënesit për të mësuar dhe për t’u argëtuar.