Opinion nga Ruzhdi Gashi

Urime 20 vjetorin PDK.

E ndjej veten krenar që isha pjesë e saj si dhe njeni nga themeluesit e PDK.
Me PDK në krye me z. Thaçi filluam pluralizmin politik në Kosovën e çliruar nga okupatori serb që nga 12 Qershori i vitit 1999.

Me PDK në krye me z Thaçi e shpallëm Kosovën Shtet të Pavarur dhe Sovran me 17 Shkurt 2008.

Me PDK në krye me z. Thaçi krijuam institucionet e pavarura të Republikës së Kosovës.

Natyrish që gjatë gjithë kësaj periudhe patëm rezulltate dhe dështime, bënëm punë të mira por edhe jo të mira.

Uroj që PDK të kthehet në rrugën ku ka filluar:

  • në frymën e Lëvizjes së Studentore për Republikën e Kosovës të Marsit të vitit 1981,
  • në rrugën e ruajtjes së vlerava të rezistuesve dhe të burgosurve politik në ish Jugosllavi,
  • në rrugën e vlerësimit dhe tuajtjes së vlerave të luftës dhe çlirimtarëve të UÇK,
  • në rrugën e respektimit të vlerave të njerëzve të mirë që punuan me sinqeritet për ta bërë Kosovën Shtet të Mirë dhe
  • të filloj denimit të gjithë atyre që e shfrytëzuan PDK si stacion për të përfituar për veti dhe që dëmtuan Kosovën, pasurinë e saj dhe lënduan proceset demokratike në Kosovën e lirë për të cilën u derdhë shumë ndjersë, mund e gjak me breza të tërë me decenie e shekuj.
    Urime PDK.

Leave a Reply