Opinion nga veprimtari i shquar Xhevat Bislimi

NË AKADEMINË E “GABUAR”!
Si gjithe te tjeret e si çdo vit shkova në Akademinë qe ishte parapare dhe po mbahej, si perhere, per Komandantin Lejendar, per Familjen e Madhe Jashari, per UÇK-ne dhe per Luften Çlirimtare te kombit shqiptar… Mirepo, kesaj here isha “gabuar”! Fjala iu dha Vjosa Osmanit, e cila nisi te derdelliste per kryetarin e saj ikanak dhe pragun e shtepise se tij !! Kjo paraqitje cenonte inteligjencen, perpjekjen, qendresen, luften dhe heroizmin e lavdishem e unik te Adem Jasharit e te Familjes se Tij dhe te UÇK-se e te Deshmoreve te Saj… Fjalimi i saj cenonte ndjenjat liridashese te veteraneve e te invalideve te Luftes Çlirimtare dhe te familjeve te Deshmoreve te Kombit…
Kam pershtypjen qe kesaj gruaje i mungon formimi dhe edukimi intelektual, kulturor e njerezor. E kuptoj qe keta te gjallet “rugoviste ” kane shume nevoje per nje figure si ajo e I. Rugoves se perndryshe si do ta shpjegonin qendrimin e mbajtur ndaj Levizjes Kombetare dhe ndaj perpjekjeve e Luftes Çlirimtare… Por, kjo mund te behet ne veprimtarite e tyre partiake ose ne pervjetor te vdekjes se kryetarit te tyre… Koncepti dhe filozofia e tyre per Kosoven dhe lirine e saj (pritja si dhurate nga qielli e pritja ne pjate e lirise) eshte ber pengese dhe kercenim edhe sot per lirine dhe pavaresine e fituar nga Serbia me Luften e LPK-UÇK-se, me Komandantin Legjendar, Adem Jasharin dhe me (sidomos!) perkrahjen e Shtetit tone Ame e te miqve te huaj…
“Perqafimi” i ketij koncepti dhe i kesaj filozofie antihistorike e kunderproduktive nga “lideret ” e partive tjera (te kapur, te shantazhuar a te joshur) e bene gjendjen dhe poziten e Kosoves shqiptare edhe me te VESHTIRE…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *