N/Kryetari i OVL UÇK -së Gazmend Syla me një shkrim emocionues

Dita kur iu vu vula padrejtësisë ndaj trojeve tona.

Më 28 qershor të vitit 1919, në Konferencën e Paqes në Paris, u mor një vendim i rëndë për kombin tonë, fuqitë e mëdha ia legjitimuan Serbisë, Malit të Zi, Greqisë e Bullgarisë tokat shqiptare që ishin marrë me dhunë, me masakra e me gjak gjatë Luftërave Ballkanike e Luftës së Parë Botërore.

Për me e arrit këtë copëtim të Kombit, u përdor pushka, thika dhe plani i spastrimit etnik. U masakruan qindra mijëra shqiptarë të pafajshëm. U dogjën shtëpi, u zhdukën fshatra, u dhunuan gra e u dëbuan me dhunë qindra mijëra shqiptarë për në Turqi.
E gjithë kjo me heshtjen e Evropës, madje me bekimin e saj.

Atë ditë në Paris, e vetmja dritë që ndezi zemrat shqiptare ishte zani i At Gjergj Fishtës, që ua përplasi në fytyrë diplomatëve të Evropës të gjitha krimet që kishin ndodhë mbi popullin tonë. Ai foli pa frikë, me shpirt të djegun prej dhimbjes për Kombin.

Kjo histori nuk është thjesht e kaluar, është kujtesë dhe mësim për brezat që vijnë.
Le të mbetet kjo ditë në ndërgjegjen e bashkësisë ndërkombëtare dhe kujt i bie ndër mend me bë pazare mbi tokat tona.
Lavdi të rënëve në të gjitha kohët, që mbrojtën tokën shqiptare me gjak e me nder!