Nga e çmuara Elmije Ajazi

As politika, as dashuria… nuk kanë pikë.
S’kanë fund. S’kanë kufi. S’mbarojnë.

Edhe kur thua “u lodha”, ato s’kanë ndërmend të ndalen.
Edhe kur mendon se je “rritur” për këto gjëra, ato prapë gjejnë mënyrë të hyjnë në jetën tënde.
Politika – nëpër një vendim që të prek.
Dashuria – nëpër një kujtim që nuk vdes.

S’mund t’i kontrollosh. S’mund t’i masësh. As t’i mbash me dorë.
Veç ndodhesh papritur brenda tyre.
Edhe kur nuk do.

Kjo është e vetmja pikë që kanë:
që nuk kanë pikë fare.