Bujar Visoqi Hero i Kombit

Bujar, shume pune, aktivitet e sakrifice bere qe nga kyçja jote ne Ushtrine Çlirimtare te Kosoves.
Organizim, shtrirje, rekrutim, furnizim me armatim e ushqime, pritje e percjellje te ushtareve te UÇK ne zona te Dukagjinit e Drenices, ishte detyra jote me shoke deri sa fillove edhe aksionet luftarake me arme, mjeshter i se ciles ishe.
Betejat qe zhvilloje, vetem sa te kalitnin.
Mirenjohjet verbale pas aksioneve tua te suksesshme, si duket nuk u mjaftonin eproreve tu, t’cilet ne shenje falenderimi per namin e treguar, te pergezuan duke te puthur edhe duart tua, per te dhuruar me vone edhe arme te kapura nga aksioni i Tomocit.
E ti Bujar, ishe aq besnik dhe i vendosur, sa, ate puthje duarsh mos t’ua zhgenjeje UÇK-se asnjehere, e as ne betejen e 12 Prillit, ku deshmove se shpirti dhe duart tua e meritonin ate.
Qendrove stoikisht dhe luftove pa u trembur as ndalur, edhepse pave bashkeluftetaret tu Skender Maraj dhe Abedin Dervishaj duke rene heroikisht pak metra me larg, e ti si kreshnik i plagosur nuk ndaleshe deri sa te gjithe shoket/bashkeluftetaret te terhiqeshin te sigurt nga ajo prite e erret, e ashper dhe e pa barabarte.

Bujar, sot emrin tend po a bart nipi yt, qe eshte nje gje e rendesishme per familjen.
Por edhe me e rendesishme sot, eshte liria dhe shteti, per te cilin ti dhe gjithe deshmoret u flijuat dhe kishit aspirate.

Na le nje trashegimi te larte morale dhe kombetare per çka mburremi fort si familje dhe kujdesemi maksimalisht.
Perjetesisht i perkulemi emrit, herozmit dhe vepres tende,Bujar!
T’puthim duart sa te jemi gjalle!

Lavdi Bujar!
Lavdi gjithe deshmoreve dhe martireve te kombit!
Lutemi per fatin e te pagjeturve!

Shkrim nga z.Arben Visoqi

Leave a Reply