Nga e shquara Elvira Zeneli
Elvira Zeneli
Ah, vetëm ti e din misterin e asaj legjende
Sot m’u duke i mërzitur
Ti shkêmb në perëndim dielli që rrin i fjetur në breg
Shkumëzon me tërbim brenda mban atë dhembjen e mungesës
Duke pritur sirenën blu të një andrre…
Ah, vetēm ti e di misterin e asaj legjende
O dallgë e çmendur
një shkëmbi që shkërmoqet në pritje!
Sikur don këtë ta thuash mijëra herë sa herë që dallgët qullin edhe një perëndim dielli.e cdo gjë nisë në ag nga e para!
E tash, dua ta them:
Nuk e besoj se kush si ti bart kaq dhembje shpirti plot stuhi
Merre, merre pra dhe dhembjen time
Shkumëzoje, dallgëzoje, përplase mbi gur.
S’më duhet gjë pa dashurinë e gdhendur në zemërmur.
Se qëndresa deri në murim është betejë e përsëritur në dashuri!