Poezi nga Merita Makolli

Të njomë mi kishe muskujt-Poezi nga Merita Makolli vajza e te madhit Shasivar Makolli ??✊
Pa rrudha kishe ballin
Futë të zezë ma kishe flokun
atëherë kur more malin.

T’i rëndova shpatullat
borë tu qëndis koka
plagën tënde bir
ta njeh mirë ty lokja.

Kur kaloj shtrëngata bir
t’arratisurit kërkojnë “hakun”
por ty që më dole zot
ta fali bajrakun
këngë do ta bëj vargun.

Merita Makolli

Leave a Reply