Orges Tafilaj nga VV në Deçan një emër autoritativ dhe vlera
Të dashur bashkëvendas të Deçanit,
Kandidoj për herë të dytë si Këshilltar Komunal, me të njëjtin përkushtim e guxim si në mandatin e parë.
Gjatë mandatit të parë, jam angazhuar që:
● Të ngre në Kuvend çdo çështje që ma keni sjellë e jam munduar t’i jap zgjidhje.
● Të ndal vendime të gabuara që prekin secilin qytetarë e pasurinë e përbashkët.
● Kam qënë konstruktiv për vendime në të mirën e përbashkët të qytetarëve.
Në mandatin e ri, do të angazhohem për:
● Ujë të pijshëm për çdo familje.
● Mbështetje për të rinjtë dhe sportin.
● Zhvillim ekonomik e turistik të Deçanit.
Për të gjithë ju që mendoni që duhet të vazhdoj të jem zëri i juaj në Kuvendin Komunal të Deçanit, numri im në Listën e Lëvizjes Vetëvendosje! është 2.
Guxim. Konsistencë. Për një Deçan më të mirë.