Fronti Popullor kërkon ngritjen e bustit të Enver Hoxhes nga Shteti Shqiptar

Sot me datë 11.12.2019 Fronti Popullor me seli në Ferizaj mbajti një mbledhje kryesisë nën drejtimin e Kryetarit të Frontit Agim Xhigoli , sekretarit Erald Selca anëtareve të kryesisë profesor Muzafer Isufit , Selver Bekteshit të palodhur dhe Përparim Xhafajt .

U mbajtë një minutë heshtje për viktimat e tërmetit , dhe u kërkua nga Edi Rama shteti të bëjë të pamunderen për strehim të popullatës si dhe të mirren masa për ata që kanë lejuar ndërtime pa cilesi.

U evokuan kujtime për kryeepoken e artë enveriane se si ajo me forca vetanake përballoj rindërtimin e zonave demtuara nga tërmeti.

Fronti Popullor shpreh shqetësimin për injorimin e 75 vjetorit të Çlirimit nga Tirana zyrtare .

U kërkua në mbledhje që partizanja shoqja jetës së Enver Hoxhes të rikthehet në shtëpin e saj dhe të trajtohet me dinjitet kjo heroinë kombëtare .

Poashtu Fronti kërkon përseri që Shtatorja e Enver Hoxhes të rivendoset në Tiranë dhe mbarë trojet etnike .

Fronti Popullor kërkon nga Tirana zyrtare të çmoj kryevlerat kombëtare ndryshe do turpërohet nga historia sepse fal periudhes Enveriste atdheu ynë fitoi dinjitet dhe respekt në botë.

Leave a Reply