KUR VLERA GJEN VETEN -BRIXHILDA DEDE

KUR VLERA GJEN VETEN

Gjurmët e tradhëtisë, fantazma tek shtëpi e vjetër.
Ja ndiej britmat klithën, zjarrin e fundit Vavelit të Krakovas( dragua).
Në të thyera , sorollatet rëndesë e fajit.
Pa themele, pa të ardhme shkatërruar.
Ç’ do dhimbje thonë mbart kujtime e lot.
Por jo ç’ do lotë është i adhuruar.

Të jesh njeri do të thotë të qeshësh,
të qash, të ndihesh.
Jetën përmes dhimbjesh të vazhdosh.
Dashuri nuk mund të marësh prej të gjithëve.
Jo të gjithë, të duan njëlloj.

Nuk mund ti lutesh dashurisë a ta presësh.
Ta sodisësh, në kë stacion qëndron.
Mundet një fund i trishtë, të jetë fillim i mbarë.
Kur tjetrin të duash e respektosh.
Në një lidhje ku vlerat marrin jetë,
me të njëjtën magji të shpirtit e pasion.

Brixhilda Dede