Pedagoge Elvira Zeneli e shtrin ndikimin e Zog Mengjesit gjithëandej

Edhe pse moti sot ne qytetin e Durrësit ishte me shi nuk më pengoi as mua me koleget e mia Miranda, Lindita dhe Dorina, për të qenë së bashku për të folur dhe shkëmbyer eksperiencat tona profesionale në fushën e arsimit. Gjithashtu ato shfaqên interes për të patur një bashkëpunim të shkollës së tyre me revistën “Zogmëngjesi”, pasi ju dhashë disa revista dhe interesi i tyre ishte i madh për të qene pjesë e një bashkëpunimi dhe me projekte në tê ardhmen.
Gjithashtu falenderimi i tyre shkon per stafin e revistës, drejtorin e saj Agim S. Kelmendi, kryeredaktoren Lidije S. Kelmendi, redaktorin Sabit Jaha për punën e palodhur dhe të mrekullueshme me njê reviste të një standarti të lartë pedagogjik!
Mirënjohje dhe Respekte!