Ajo nga Bruna Gosa
Bruna Gosa
Ajo
Ajo,
Katrori i Bardhë
përmes stuhisë,
Pa rreth që kufizon,
As rregull që e thyen,
zemra e saj, ar i lëngshëm,
i shkrirë në liri,
shpirt luftarak.
Pa armë në duar
rrezaton të egër mirësi.
Kur thonjtë e realitetit duan ta prekin, ta zhveshin,
gërvishin ajrin.
Një dëshirë e fundit dimri,
që kurrë nuk tretet.
Ajo me imazh,
ajo me frekuencë,
himni i një forme unike
E bardhë që ndez
dhe kthen në dritësi.

