Nga Brixhilda Dede
FUNDVJESHTË
Eja me frymën e fundit të vjeshtës.
Me shkëlqimin e ditës rënë mbi hardhitë.
Me bisedat si lule të vonuara ,
që myshqesh pemësh ndërtojnë shtëpitë.
Eja butësisht, erë mbi lulëkuqe.
Qiell në nuancë rozë mbi mal të lartë.
Në të verdhë, bronx e të kuqe të zjarrtë .
Si vjeshtë e ndritshme zmadhuar me natë.
Të të ndihej në shpirt e dëshirë.
Universi të më përgjigjet në rahje zemre.
Trupave të zhveshur nën dritën e hënës.
Yjet të shuhen, gushëkuqi t’ ja marrë këngës.
Brixhilda Dede

