Nga Çlirimtari Genc Sefa për Skenderbeun
SKËNDERBEU – TRIMI QË S’VDES
O ti që mbretëron mbi male e fusha,
me shpatë në dorë, trimëri në grushte,
Gjergj Kastrioti, shqiponjë e lartë,
çdo zemër shqiptare ty të thurte lavde.
Në Krujë ndeze flakën e lirisë,
për të voglin Komb, për princat e fisit,
armikët trembje nga guximi yt,
me mend e me dorë, thyve çdo frikë e ligësi.
Ti që Perandorin s’e lë në qetësi,
me zjarr, me shpat, me trimëri në veçanti,
shkrove histori mbi gurë dhe male,
u bëtë legjendë, lavdi e përjetshme e gjallë.
Kur armët rrehën dhe toka dridhej,
Gjergj Kastrioti me dritë në sy u ngrit,
për çdo fshat, për çdo krahine,
ndërtoi besë, çliroi tokën e shtrenjtë shqiptare.
O shqiponjë që fluturon mbi male,
me sy që shohin lirinë çdo ditë,
ti pavdekshëm, ti flamur mbi flamur,
Gjergj Kastrioti, lavdi e Kombit tonë!
Në çdo zemër shqiptare rron emri yt,
në çdo fjalë trimërie, në çdo grusht,
bashkë me valët, me erërat dhe kohën,
të kujtojmë sot e për jetë e mot…
Lavdi, o i pavdekshmi!
Lavdi Gjergj Kastriotit – Skënderbeut! 🇦🇱
Autor: Genc Sefa – Lushnja
Luftëtar i robëruar në emër të atdhedashurisë
Burgu i Idrizovës, 17 janar 2026.

