Nga pedagoge Elvira Zeneli

Elvira Zeneli

“Midis dy kohëve”

Mallin e fëmijërisë e ndjej edhe më shumë,
Sapo i kujtoj rrugët e mbushura me manaferra e lajthi,
Tashmë në mijëra ngjyra ma pikturojnë mallëngjimin;
Se si zihesha peng nga ferrat e shkurreve atëherë,
Tek mblidhja në behar luleshtrydhe,
E në vjeshtë kërpudha e kulumri.
Ti ecje n’kujtime i përhumbur n’to,
Pjeshkat kishin rënë nëpër tokë,
E mbi pushin e tyre milingonat garonin.
Si të ishte ajo syprinë e leshtë
E lëvozhgat e arrave kanë pëlcitë prej mësyshi,
E mua, shpirti më digjet i flakëruar tek parakaloj,
Siç kallet në kandil fitili.

Ma le prapa dhuratë vetminë e ferrit,
Çfarë ishte ky ndëshkim hyjnor?!
Shirat e fillimvitit kanê nisur
E dëbora ka zbardhur nëpër pllaja,
Unë mbeta fillikat e vetme,
E po vallëzoj me kujtimet nëpër kopshtin e Edenit,
E djegur nga malli dhe dëshira e zjarrtë,
Pa bërë mëkat….