Zhurma e botës nga e mirënjohura Brixhilda Dede

ZHURMA E BOTËS

Në gurët e tempujve, koha rrjedh si mjegull që harron të bjerë në tokë.
Zhurma e botës vjen si det pa brigje; zëra që përplasen si gota bosh, lutje të shpejta që nuk presin përgjigje.
Mbi kolonat e ftohta, çdo tingull humbet peshën bërë jehonë pa trup.

Priftërinjtë e dikurshëm kanë ikur, por ajri ende mban aromën e pyetjeve që s’gjetën kurrë përgjigje.
Tempujt verbuar nga dritat nuk flasin më, vetëm dëgjojnë.
Dëgjojnë botën që vrapon, digjet, që kërkon kuptim në gjuhë të thyera ku çdo zhurmë, prekur gurin e shenjtë, kthehet në heshtje të thellë.
Si një orakull i përmbysur, tempulli nuk profetizon më të ardhmen por përtyp të tashmen derisa bëhet kujtim.
Vetëm erëra kalojnë rrënojave, si dënim i njerëzve.

~ raspopi~ dede