Ese nga Brixhilda Dede

DASHURI TË LARGËTA ZJARR I FSHEHUR
~ESE~

Dashuria ime për ty, jehonë që përplaset mureve të shpirtit.
Bërtitur si erëra të forta ardhur nga male të egra, por që brenda mbajnë zjarr të pashuar.

Ti më vjen si dritë e fshehur mjegullës së mëngjesit e unë nuk të kap dot por ndihej ç’ do frymëmarrje tënden.
Zemra më gërryet mungesës si shkëmbi dallgëve të detit, por nuk dorëzohet, sepse është e pakufishme.

Plagë e ëmbël, si këngë e vjetër që s’ harrohet kurrë.
Më djeg, më ngroh, më rrëzon, më ringre, je fati shkruar mes yjeve.
Në çdo rrahje zemre, emri yt përplaset si betim i pashkelur.
Gjërat,.. bëhen më të bukura kur ndihen.

Brixhilda Dede