Kryeministri Kurti Kujton Ukshin Hotin me respekt maksimal

Më 16 maj 1999, profesor Ukshin Hoti u lirua nga burgu i Dubravës, dhe pastaj u zhduk me dhunë nga aparati shtetëror i Serbisë. Ky ishte burgimi i tij i tretë nën Serbi e Jugosllavi.

Sot, kur kanë kaluar 27 vjet, ende mbetet i pandriçuar fati i një prej mendjeve më të ndritura të shqiptarëve dhe jo vetëm. Teoritë dhe analizat e tij politike do të lexohen dhe studiohen gjatë.

Në shtëpinë e tij muze në Krushë të Madhe, bashkë me djalin e tij ministrin Andin Hoti, përkujtuam jetën dhe veprën e bacës Ukë.