Ish Eprori i lartë i UÇK -së prof.dr Ferat Shala në nderim dëshmoreve si gjithmon

Sot në Abri dhe Negrovc.

Në komplekset memoriale, në Abri dhe në Negrovc, u përkulëm me nderim para historisë, para sakrificës dhe para kujtimit të atyre që dhanë gjithçka për lirinë.

Aty ku vuajtja, dhimbja, qëndresa dhe heroizmi bashkëjetuan dhe vazhdojnë të jetojnë në kujtesën tonë.

Aty ku u shënuan kthesa të mëdha të historisë sonë. Aty ku familje të tëra u përballën me tragjedinë, por nuk u dorëzuan. Aty ku qëndresa u shndërrua në forcë dhe sakrifica në themel të lirisë.

Në këto vende, historia nuk është vetëm e shkruar në libra. Ajo është e gjallë. Është në gurët e memorialeve, në emrat e të rënëve, në kujtimet e familjeve dhe në ndërgjegjen e brezave.

Kujtesa është përgjegjësi.

Të mos harrojmë. Të kujtojmë. Të përcjellim të vërtetën te brezat që vijnë.

Lavdi!