Erosi -nga Bruna Gosa
Erosi
Qenia e trazuar llahtarshëm,
Në të errëtit për të njohur,
Të vërtetën e pambaruar,
Rresht vështirë në dritëz.
Droja e lindur friket,
Me të paudhat e fisme,
Kushedi nuk bën,
Që sjellë në dritë të rënda.
Internalizim trupor,
Kah qenia Heideggeriane,
Trazim çlironjës,
Sjellë pamja Erosit.
Çmitizim i pamistershëm,
Mostër e shurdhuar,
Që endet nëpër rrugët,
E qytetërimit modern.
© Bruni Gosa

