Nga e mirënjohura Kumrie Shala

MOS MA PREK JETËN

U vonuat.
Jo në kohë,
por në vetëdije.
Fatin e copëtuat
dhe copat i quajtët zgjedhje.
I dhatë drejtim pa busull,
pastaj kërkuat falje nga koha.
Lumturinë e trajtuat si gabim,
si diçka që shtyhet.
Fatin e bardhë e hodhët lart,
deri sa u bë hi
në majë të lisit shekullor.
Lisin e shkulën demonët,
por rrënja s’u bind.
Sepse jeta njeh një ligj të vetëm: ajo lind pikërisht aty
ku mendohet se ka mbaruar.
Nuk jetohet me lëmoshë morale,
as duke u flijuar për gënjeshtra.
Lumturia nuk dhurohet,
ajo merret
me guxim dhe përgjegjësi.
Kush e ledhaton gënjeshtrën,
ia pret këmbët së vërtetës.
Pa të vërtetën,
lumturia mbetet e palëvizshme.
U vonove.
Por vonesa nuk është fundi,
është çasti i fundit për zgjedhje.
Mos ndiq fatin.
Fati ndjek ata që guxojnë.
Ndiq të vërtetën,
edhe kur dhemb.
Zoti mbyll një derë
për të parë nëse do ecësh vetë.
Tjetëren e hapë vetëm kur je gati.
Mos ma prek jetën.
Jo në emër të dashurisë,
jo në emër të durimit,
jo në emër të fatit.
Askush, nuk ka të drejtë
ta përdorë jetën time
si provë durimi.

Nga: Kumrie Avdyl Shala
Dt/ 17/01/2026