Ramush Haradinaj me emocion kujton babain e dëshmorit Ferit Curri
Paska ndërruar jetë Esat Curri, babai i dëshmorit Ferit Curri. Baca Esat u nda nga kjo botë duke lënë pas një jetë të mbushur me sfida e sakrifica.
Për vite me radhë ai ishte edhe kryetar i familjeve të dëshmorëve të UÇK-së në Obiliq, duke qenë zë dhe mbështetje për shumë familje që bartin të njëjtën dhimbje e krenari.
Ngushëllime të sinqerta familjes Curri, miqve dhe të gjithë bashkëluftëtarëve e familjeve të dëshmorëve!

