E mirënjohura Dalinë Arifi : Në heshtje !

Në heshtje

Ne nuk flasim, heshtim,
U pamë, nuk u përshëndetëm.
U shikuam në sy tinëzisht,
Zemrat na folën në heshtje.

Prapë krenaria ishte aty,
Shpirti u gjunjëzua para dashurisë.
Dashuria e syve të mi ngjan në gri.

Nuk folëm, heshtëm,
Zemrat tona folën para së gjithash.
Tinëzisht të shikova, tinëzisht më shikove,
U bëmë sikur nuk u njohëm, zemra fluturonte.
Shikimi tinzar të dy po na tradhtonte.

S’folëm, ecëm,
dhe sikur dy të panjohur mbetëm…

Dalinë Arifi