Opinion nga profesori atdhetar Rafet Ismaili
Themeluesi i levizjës çetnike nuk ishte Drazha Mihajolviqi por Kosta Peçanci.
Kosta Peçanci ka lindur në Deçan por kohën me të madhe ka jetuar në Gurrakoc të Istogut.
Kosta Pecanci ishte vrasesi më i madh i shqiptarëve sidomos në rrafshin e Dukagjinit.
Kosta Peçanci pas pushtimit të Kosovës në tetor të vitit 1912 ishte shah në vete e më shqiptarët sillej sipas tekeve të tij e si më njerëz që nuk i mbronte ligji.
Bashkë më Miliq Kerrsten i cili poashtu e kishte vendbanimin nē Istog mbetët antishqiptari më i madh para luftës se dytë botërore.
Kosta Peçanci më dinakërinë e njohur e politikën e vjetër serrbe duke e parë fuqinë e madhe të Azem Bejtes më urdhër të kralit të Serrbisë ishte munduar ta joshte Azem Bejtën duke e nxitur atë e shqiptarët në luftë kundër Austro-Hungarisë si miqë të mëdhenj të shqiptarëve sipas maksimes devide et impero( përçaj e sundo) sepse prej vitit 1919-1924 vetë Serrbija ishte dorëzuar para Azem Bejtës duke e lënë të lirë zonën e Arbërisë se vogël.
Se Azem Bejtë Galica ishte unik e një si si nuk lind kurrë më mëse miri e tregon edhe deputeti i Kosovës në parlamentin e atëhershëm të Serrbisë malazezi Jovan Magovçeviq i cili midis Skupshtinës serrbe në Beograd e pyet Pashiqin se a është deputet i Serrbisë apo i Azem Bejtē Galicës duke e treguar pafuqinë e Serrbisë përballë Azem Bejtë Galicës.
Më 29 janar 1919 Azem Bejta kishte vendosur ta likuidonte çetnikun Kosta Pecancin të cilit i kishte dalur ballë për ballë në fshatin Runik të Skenderajit për ta eleminuar përgjithmonë për zullumët e bëra kundër shqiptarëve nga toka e Kosovës më ç’rast e kishte plagosur rëndë në njërin sy e i’a kishte vrarë shumicën e hafijëve çetnikë.
Pas plagosjës në sy zullumqari Kosta Peçanci nga të bëmat e Azem Bejtes ishte ikur më kokën ulur nga Kosova për në Shumadi dhe ishte kthyer vetëm pas vdekjës se Azem Bejtë Galicës në vitin 1924.
Kosta Peçanci gjatë luftës se dytë botërore ishte kolaboracionist i njohur më gjermanët e ka vepruar si fraksion çetnik në vete nën urdhërat e qeverisë kuislinge të Millan Nediqit.
Drazha Mihajloviqi e ka vrarë Kosta Peçancin më 25 maj 1944 në Sokobanje në luftën në mes dy fraksionëve rivale çetnike.
Rafet Ismaili
Prishtinë,
26 korrik 2026

