Komandant Ferat Shala kujton gjigantin e UÇK së Rexhep Bislimin
Ai ishte vetë UÇK-ja.
Në 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit, Rexhep Bislimit, kujtimet më kthejnë shumë vite prapa.
E njoha herët, në veprimtarinë ilegale. Punuan së bashku në organizimin e grupeve të armatosura, morëm pjesë në aksione të përbashkëta dhe ndamë ideale që u bënë udhërrëfyes të jetës sonë.
Kujtimet për Rexhepin mbeten ndër më të çmuarat e jetës sime atdhetare.
Sot, në vend të një fotografie, po ndaj pamjet e obeliskut kushtuar Heroit të Kombit Rexhep Bislimit në Gërlicë, si shenjë nderimi, mirënjohjeje dhe përjetësie.
Lavdi jetës dhe veprës së Heroit të Kombit, Rexhep Bislimit!
Lavdi gjithë dëshmorëve të lirisë!

