Nga e çmuara Brixhilda Dede
MREKULLI E NATYRSHME
Portreti yt i ngjan pikturës më të arrirë.
Mbrekullia që Zoti tokës i dha.
Të dashurohesh me ty, dëshirë universi është.
Të të qëndrosh larg, bën mëkat.
Brenda mendjes më ri ç’ do moment.
Do të hyja dhe brenda trupit, nëse më qas.
Tek ty vetveten gjej përherë, heshtja më shtrihet si det i paqtë.
Ti, qetësisht u përshtatesh ndryshimeve, normave primare, boshtit që ngre një raport.
Por dhe kaq e bukur, e kthjellët,
Sa e vërtetë ti, po aq e magjishme.
Për orë të tëra dëshiroj të të vështroj.
Për ditë të tëra mos lodhem duke të folur.
Në botën tonë të zhytem thellë,
Të duhemi fshehtas, si asnjë s’ ka dashur.
Bota e sipërme ju përket të veçantëve.
Dashurive të pamundura që trondisin botën.
Si ne, shenjtëve të paqshëm, të përzgjedhurve të Zotit.
Brixhilda Dede

