Makfire Shala :Mos e digj atdheun

MOS E DIGJ ATDHEUN!

Ngrihu, o popull, kërko të drejtën tënde,
mos hesht kur padrejtësia të rëndon,
por mos e digj tokën ku ke lindur,
se atdheu është shtëpia që na bashkon!

Protesto me zë, me dinjitet,
kërko drejtësi, liri e barazi,
por mos e kthe zemërimin në shkatërrim,
se dhuna nuk ndërton demokraci!

Mos thyej xhama, mos ndiz zjarre,
mos merr atë që nuk të takon,
se çdo gur që ia hedh vendit tënd,
rininë dhe fëmijët tanë i lëndon!

Mos harro, o njeri i kësaj bote,
se shteti nuk është vetëm një pushtetar,
as president, as kryeministër,
por është përgjegjësi e çdo qytetari!

Një shtet nuk mbahet nga një njeri i vetëm,
as nga pushteti që sot udhëheq,
por nga duart e një populli të bashkuar,
që për të ardhmen e tij kujdeset çdo ditë!

Pushteti duhet ta dëgjojë popullin,
e populli ta ruajë vendin e vet,
se drejtësia kërkon dialog e përgjegjësi,
jo urrejtje që gjithçka e djeg!

Mos e ngatërroni paqen me heshtjen,
as protestën me shkatërrim,
se të kërkosh të drejtat është guxim,
por të ruash atdheun është përgjegjësi!

O BOTË, DËGJOJE ZËRIN E NJERËZIMIT!

Ne nuk jemi armiq të njëri-tjetrit,
jemi njerëz që kërkojmë drejtësi!
Shteti nuk është pronë e pushtetit,
SHTETI JEMI NE, TË GJITHË SË BASHKU!

Mos e digj të ardhmen e fëmijëve,
për zemërimin e një dite!
NGRIJE ZËRIN, JO DORËN!
KËRKO DREJTËSI, MOS MBILL URREJTJE!

Le ta dëgjojë çdo qeveri në botë:
Populli nuk është armiku i shtetit!
Dhe le ta kuptojë çdo protestues:
Atdheu nuk është armiku i popullit!

Sepse pushtetet vijnë e shkojnë,
por atdheu mbetet për brezat që vijnë!
MOS E SHKATËRRO ATË QË TË PËRKET,
POR BASHKOHU TA NDËRTOSH NJË BOTË MË TË DREJTË!

Me respekt e dashuri,
©️ Makfire Shala,
Stadt Luzern

#France 🇫🇷 #Albania 🇦🇱 #Serbia 🇷🇸 #Italy 🇮🇹 #Spain 🇪🇸 #Portugal 🇵🇹 #Belgium 🇧🇪 #Greece 🇬🇷 #Poland 🇵🇱 #USA 🇺🇸 #India 🇮🇳 🫶