Nga e mirënjohura Bruna Gosa

Bruna Gosa

Dashuri e pashuar

Eci pa u ndal udhëve të jetës,
Kur e di që ti më don,
Mendërisht digjem nga dëshira,
Kur më fol me dashuri.

E mos prit të jem mirë,
Se zemrën e zhvesha për ty,
E ti çdo dëshirë ia fal asaj,
Siç m’i falje mua dikur.

E mohon që e don atë,
Bashkë nuk do të provosh më,
E kjo që ndjen tani për mua,
Të bëri të ikësh përgjithmonë,

Sa sharje me zili e mjerime kurvash,
Por prapë na lënë të hyjmë kudo,
Nëpër udhë të mbjellura me lule,
Shfaqet dëshira përulëse e dashurisë sonë.

Domosdoshmërisht më e dhunshme,
Me vullnet të lirë e me ndërgjegjje,
Ti m’beson e m’dëshiron prapë, si më parë,
Si më parë, prapë të dua, dashuri e pashuar.

(P.S.)
Dashuritë e mëdha nuk vishen me kostumin e dhëndërisë, por vishen me përkëdheli hyjnore.