David Nue uron Festat e Nëntorit të madh

28 NËNTORI – NGA GJERGJ KASTRIOTI TE UÇK-ja e Kryekomandantit Adem Jashari

David Nue, mergimtari ynë me rastin e 28 Nëntorit, uron të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, duke kujtuar me krenari këtë datë të shenjtë të historisë sonë kombëtare.

28 Nëntori është më shumë se një festë. Është kujtesë, krenari dhe amanet brezash. Është dita që na kthen te Gjergj Kastrioti – Skënderbeu me 1443 simboli i qëndresës dhe bashkimit kombëtar, te flamuri i ngritur në Vlorë nga Ismail Qemali, te sakrifica e dëshmorëve dhe deri te lufta çlirimtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Nga shpata e Skënderbeut te pushka e çlirimtarëve të UÇK-së, nga flamuri i Krujës te flamuri që valëvitet në Kosovën e lirë, historia jonë bart një amanet të përbashkët: dashurinë për atdheun, lirinë dhe dinjitetin kombëtar.

David Nue, si njeri që çmon historinë, familjen, humanizmin dhe vlerat kombëtare, përcjell urimet më të përzemërta për të gjithë shqiptarët.

Gëzuar 28 Nëntorin! Lavdi Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, nderim Ismail Qemalit Luigj Gurakuqit dhe Kryekomandantit legjendar Adem Jashari dhe të gjithë atyre që sakrifikuan për lirinë tonë. Flamuri kuqezi qoftë gjithmonë simbol i bashkimit dhe krenarisë sonë dhe Liri Çlirimtarëve në Hagë

🇦🇱 Një komb, një histori, një flamur!