Lavdi kolosëve të kombit

Militantet ✊e ilegales trasuesit e rrugës së Rexhep Males e Nuhi Berishes Fadil Vates koloset e kombit Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu 29 vite me parë ranë për të mos vdekur kurrë në Breg të Diellit në Prishtinë në një nga betejat më të mëdha urbane u luftua në qytet në lagje në dyer dhe dritare përballë qindra forcave jugosllave që kishin helikopter tanke autoblinda .
Trimat tanë ideologët e bashkimit kombëtar parathemeluesit e UÇK -së ranë shpind për shpind me njeri tjetrin pas 10 orë luftime me 2 Nëntor 1989 ranë duke brohorit për Shqipëri dhe duke turpëru një Jugosllavi kriminale okupatore të cilës i shkaktuan humbje të mëdha në njerëz dhe atë natë spitali QKUK ishte me plot viktima e të plagosur nga ana e armikut.
Ranë Afrim e Fahriu në fushë betejë sepse kishin vetëdije kombëtare .
E dhimbshme mbetet ndarja e dëshmorëve ata u vranë sebashku e ne i ndamë pas lufte kudo në troje tona ky fenomen që nuk na nderon .
Lavdi kolosave tanë e shumë larg jetësimit të idealeve të tyre jemi !/Erald Secla

Leave a Reply