Pushtuesit mbesin pushtues dhe si të tillë duhet trajtuar

Vetëdija e ulët kombëtare e popullit shqiptar historikisht na ka goditur neve po aq sa pushtimet e armiqëve dhe padrejtesitë historike ndaj nesh !

Pushtuesi është pushtues dhe ai nuk pritet me lule po me luftë të armatosur , rëndom ndodh kështu e ata që bashkëpunojnë me pushtuesit janë kuinsling tradhtar dhe vegla qorre të armikut .

Shqiptaret kanë përjetuar pushtime mizore nga romaket bizantinet serbosllavet otomanet grekët bullgaret italianet gjermanet austrohungarezet francezet etj në etapa të ndryshme historike dhe këto pushtime kanë lenë pasoja vragë dhe për miopet dhe naivet pushtues të mirë nuk ka as nuk do ketë kurrë !

Tendencat me ndryshuar historinë kombëtare , për me paraqit pushtimin gjakatar otoman si shpëtim janë mediokritet dhe primitivizem sepse dihet se si i trajtoi ajo perandori shqiptaret i qoj mish për top në luftera të huaja dhe i vrau preu sakatoj dhe nuk i la me fituar asnjë të drejtë bashkë me grekun dhe serbin e luftuan arsimin shqip qënien shqiptare , nese disa shqipefoles i kanë shërbyer otomaneve ata ikanë sherbyer pushtueseve të vendit të tyre për ca pushtet dhe ofiqe .

Kam dronë që pseudohistorian si Nexhmedin Spahiu e disa imam radikal antishqiptar ,që janë dhe kunder islamit tradicional dhe tolerances mes nesh të paguar nga qarqe antishqiptare duke krijuar faqe mediume etj po duan të na rikthejnë sulltanatin janë ky soj që harrojnë gjenocidin otoman dhe spastrimin etnik jugosllavo-turk të viseve tona .

Priti neser dhe grekofilet dhe serbofilet kur tentojnë me mohu barbarinë tmerrin dhe mizorinë serbogreke në trojet tona , do dalin haptazi e do thonë jo more nuk ishin pushtues por bashkesundimtar dhe çlirues tonë sepse kanë luftuar terrorizmin!

Jemi popull që si viktima duam xhelatet tonë dhunuesit tonë ata që i luftuam pjesa atdhetare në histori , këta manipulues sic thoshte lideri i lavdishem Enver Hoxha përdorin fetë si instrument manipulimi me ose pa vetedije .

Te jesh antiosman nuk je kunder islamit , të jesh antiserb antigrek antinazifashist nuk je kundër ortoksizmit dhe katolicizmit , kjo duhet jetë e qartë sepse kombi ynë ka fetar dhe ateista e ne nuk duhet shtiremi si tolerant po të jemi tolerant vërtet mes vete duke pasur primare kombin para çdo gjëje tjetër ndryshe do na mallokij historia dhe qesh bota me një pjesë idiote që kemi në radhet tona të cilet kur nuk posedojnë fakte thonë brockulla se kinse historia qenka shkruar gabim dhe nga komunistet .

Armiku mbetet armikë përjetsisht , ne e kemi harruar historinë prandaj ajo na është përseritur dhimbshëm , ky popull me politikë elita shkencore duhet të formohet kombtarisht dhe të mos bejë deformime për llogari agjenturave të huaja .

Na nuk kemi pushtuar askënd , ne na kanë pushtuar e terrorizuar nëpër histori prandaj po i vuajmë pasojat dhe sot !

 

Leave a Reply