Xheladin Beqiri -Karadaku Hero i Popullit

Më 6 qershor 1944 ka rënë duke luftuar në Gur të Pretë të Oparit, në Labëri kundër forcave fashiste gjermane, Xheladin Beqiri. Ka lindur në Gjilan. U rrit në Kurvelesh të Labërisë. Në vitin 1942 u rreshtua me partizanët. Ishte komandant i Batalionit të Pestë të Brigadën e Parë Sulmuese.

Xheladin Beqiri – Karadaku është Hero i Popullit. Psuedonimi “

Xheladin Beqiri lindi në një familje fshatare të varfër, në [Gjilan] Të atin ia vranë serbët. Për të jetuar, ishte shtrënguar të punonte si shërbëtor që në moshën e fëmijërisë, duke bredhur nga krahina në krahinë, deri sa u vendos në [Kurvelesh]

Duke qenë i vuajtur dhe i rrahur me jetën, ai qe nga të parët që iu përgjigj thirrjes së Partisë Komuniste, për të rrëmbyer armët dhe për të luftuar pushtuesit. Hyri në çetën e parë të Kurveleshit në [1942] Pastaj kaloi komandant i çetës “[Hajredin_Tremishti)” me komisar Hasim_Zenelin. Ishte i dalluar si luftëtar besnik ndaj komunizmit dhe ndaj popullit, trim dhe i ndershëm, i thjeshtë dhe i dashur me shokët, i vendosur për të flijuar jetën në luftën për çlirim. Në tetor 1942, pranohet anëtar i Partisë Komuniste Shqiptare dhe me krijimin e [Brigadës së Parë Sulmuese] emërohet zv/komandant i batalionit të parë. U emërua komandant i batalionit të pestë, një javë mbasi u kthye nga kongresi i Përmetit, ku merrte pjesë si delegat. Xheladin Beqiri ra heroikisht më [6 qershor]

Leave a Reply