Nga Sport+

🗣Rogério Ceni: “Sao Paolo nuk ka qenë kurrë vetëm një punë për mua: Sao Paolo është jeta ime. Unë do të jem i sinqertë, unë mbështes ekipin tim kombëtar dhe jam shumë i lumtur që kam marrë pjesë në dy Kupa Botërore dhe kam fituar një. Por për mua “Kupa e Botës” është Libertadores dhe zemra ime ka tre ngjyra: e kuqe, e bardhë dhe e zezë. Unë jam Paulista në gjak”. Fjala e “flamurit” më të dashur dhe më të valëvitur nga fansat e Paulistas, Rogerio Ceni.

Rogerio ishte një portier me profesion, por nuk u kufizua vetëm në mbrojtjen e golave, ai shënoi… po, ai shënoi gola madje shumë, duke marrë parasysh rolin që mbante.

Kam këmbët e mesfushorit, por trupin e një portieri. Më duhej të vendosja se cilin pozicion të zgjidhja dhe e kaluara si volejbollist më shtyu të luaja me “duart” e mia.” Dhe do të thoshim jemi me fat. Sepse Ceni, siç u përmend më parë, nuk u kufizua të përdorte vetëm duart, por edhe këmbët për të shënuar. Ai është portieri më “pjellor” në historinë e futbollit. Ai mban rekordin e golave ​​të shënuar nga një portier profesionist në ndeshjet zyrtare me 129 gola. I dyti është Chilavert i cili u ndal në “vetëm” 62 gola.

Goli i parë erdhi nga një goditje dënimi më 15 shkurt 1997 kundër União São João. Që atëherë ai ka shënuar 61 gola nga goditjet e lira, 67 nga penalltitë dhe një herë nga loja e hapur. Gjithsej: 129 gola, duke folur vetëm për ato të shënuara në ndeshjet zyrtare.

Me São Paulo, në gati 25 vjet karrierë të përkushtuar, ai ka fituar 26 trofe, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, duke përfshirë tre Libertadores dhe tre Intercontinental. Një “monument” i vërtetë në ato anë.