Armando Duka ngushëllon komunitetin futbollistik

Mësova me hidhërim të thellë lajmin për humbjen e parakohëshme të ish-futbollistit të njohur të Pogradecit, Festim Fetollari.

Ai ka qenë pjesë e kësaj skuadre në ditët më të mira të historisë së saj, deri në vitin 1994. Më pas është aktivizuar me Skënderbeun e Korçës për ta mbyllur karrierën e tij, përsëri në Pogradec, në vitin 2007.

Në emër të komunitetit të futbollit shqiptar, FSHF dhe në emrin tim, dëshiroj ti shpreh familjes, miqve dhe të afërmve, ngushëllimet e mia, për humbjen e njeriut të dashur.

U prehtë në paqe!