Studiuesi e atdhetari z.Korab Blakaj të enjten promovon librin “Shqiptari përballë rrënimit”

Çdo epokë dhe gjeneratë nxjerr një zë që kërkon të ndërtojë urën midis asaj se ku kemi qenë dhe asaj se ku synojmë të shkojmë.
-Me kënaqësi ju njoftojmë për këtë botim, një vepër që eksploron dhe i bën një autopsi të thellë gjendjes, ëndrrës, aspiratës dhe qëllimit tonë kombëtar.

Libri “Shqiptari përballë rrënimit” është një shtegtim analitik. Ai sfidon të shihet përtej sipërfaqes së ngjarjeve aktuale për të gjetur bazat filozofike dhe jehonat historike që përcaktojnë përpjekjen tonë. Për të kuptuar të tashmen, ne duhet kolektivisht të zotërojmë mësimet e së kaluarës dhe obligimin historik përmes logjikës së ideve që na vënë në lëvizje drejt qëllimit sublim.

Kështu shkruan në Facebook z.Korab Blakaj pjese e një familje ikone kombëtare