Aktivitete humane në Orllan të Besianës

“Ata dhanë gjakun për liri, ne japim gjakë për të shpëtuar jetë”

Shoqëria Civile nga komuna e Podujevës, në bashkëpunim me komunitetin e banorëve të Orllanit për nderë të 31 janarit, ditës së rënies së heronjëve të kombit Zahir Pajaziti , Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, organizon aktivitetin e dhurimit të gjakut nga vullnetarët.

Ky aktivitet organizohet si nderim dhe mirënjohje për veprën dhe heroizmin e treguar nga heronjët- Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.

Aktiviteti është i hapur për pjesëmarrje të te gjithë qytetarëve të vendit , prandaj organizatori iu bënë thirrje të gjithë qytetarëve të interesuar të bëhën pjesë e këtij aktiviteti për të dhuruar gjakë që shpëton jetë.

                       Agjenda

Aktiviteti: Dhurimi vullnetar i Gjakut
Data: 31.janar.2019 Vendi: Orllan, Kompleksi Zahir Pajaziti
Koha : Nga ora 11:00, deri në ora 14:00

14:00 Mbyllja e aktiviteti Falenderimi i Pjesëmarrësve

Shpërndaje…

Leave a Reply