Osman Gashi ra për të shpëtuar të tjerët

Osman Gashi nga Barani i Pejës ishte një i ri plot gjallëri plot jetë plot energji plot vullnet i dashur miqesor .

Pjestar i një familje me tradita taban kombëtar , Osmani ishte student i dalluar i Ekonomikut pranë UP , dhe aktiv në demonstraten heroike të 1 Tetorit 97 të që i dha sinjal Serbisë që shqiptaret do rezistojnë !

Karakteristikë e martirit dëshmorit Osman Gashi ishte afersia me njerëz mirësjellja dhr kultura e lartë.

Kur ndodhi lufta Osmani erdhi vëndelindje dhe përkrahu luften çlirimtare .

Prishtinën e okupuar me pranga e robëri dora zezë serbe okupatori serb tentonte me ja shtyp dhe shpirtin rinisë por këtë nuk ja arriten .

Para 20 vitesh , Osmani në natën e 31 janarit të 1999 ‘tës Osa siç i thonim ne shpëtoi dhjetera të rinjë në një lokal duke u hedhur mbi bombat e kriminelëve serb që vritnin e prenin kudo shqiptaret .

Shqiptaret me aleat e fituan luftën , u realizua dhe ideali synimet e Oses për një Kosovë të paqtë e Shqiptari të zhvilluar .

Erald Selca

Leave a Reply