ABEDIN REXHA FIGURË LEGJENDARE E UÇK-SË

Abedin Rexha -Sandokani krahu i djathtë i Legjendarit Adem Jashari figurë e lavdishme e ilegales dhe UÇK -së si epror shembullor i saj dhe organizator i luftës Çlirimtare kundër okupatorit serb .
Udhën e tij të nderit të lavdisë krenarisë po e vazhdon shoqja e jetës dhe idealit motra jonë e palodhura në shërbim të vlerave znj.Sanije Rexha si një grua e çeliktë e ndershme dhe me vlera pafund të familjes së saj emblematike qoftë nga burri Hero , e nga vëllezerit heronjë të rënë e të gjallë .
Personaliteti i Abedin Rexhes është madheshtor ai ishte tmerri i okupatorit pansllavist me njesitet e UÇK -së njeri me autoritet të madh në luftë dhe modest fjalëpak e punë shumë .
Emri e lavdia e tij do kujtohen brez pas brezi sa të rrojë Shqipëria jonë e shtrenjtë sepse Abedini ishte nga drejtuesit e parë të luftës dhe më trim që e kemi njohur dëgjuar , ai nuk i tutej tankeve , avionave helikoptereve sllav po i ka gjuajtur ata me Adem Jasharin, Hamzën e burra tjerë të Drenices të cilet jane modest dhe nuk folin për atë kohë lavdie .
Lavdi o Lis Shqipërie

Erald Selca

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *