Poezi nga e mirënjohura Eva Tafa

Po të pikon zemra…??
E dëgjove çfarë ka ndodh,
Ka ra heshtja,
Ka ra ora e mallit…
Ti tash nuk mundesh
Me m’pa
E as me m’kap.
Përtej…Adriatiku,
Përmbi…bjeshkët,
Pastaj…kufiri,
Detar,
Ajror,
Tokësor,
Çdo gjë është m’shel,
Ne askund…
Edhe feniksi ka nal zanin,
Ka nis tu u pëcellue
Tash kemi vetêm Zotin në qiell
Dhe lutjet mbi tokë!
Etleva Eva Tafa

Leave a Reply