Opinion nga Driton Smakaj

Patriotët e Lidhjes së Prizrenit në bazë të fakteve historike kanë qenë shumë ma patriotë se sa NE sot.
Megjithatë, duke mos pasur strategji dhe diplomaci aktive me fuqitë e mëdha, nuk arritën të ndërtojnë një SHTET që mbronë tokat tona. Shkoi Toplica e na kanë mbetë veç kujtimet për mollën e kuqe. Shkoi Çamëria e na ka mbetur vetëm kënga për të bukurën Morenë, e toka tjera të shkëputura gjithandej.

Sot klasa jonë politike duke shajtë e duke akuzua për tradhti njëri-tjetrin, për një karrige pushtet, nuk arrijnë as të kenë strategji kombëtare e as të mbrojnë interesat tona në Ballkan. Edhe kërkesën për Luginën e quajnë TRADHTI veç me shitë pallavra populiste për pak vota.
Pas 10 viteve Lugina zbrazet, e do të na mbesin vetëm kujtimet e preshevarëve që dhanë shumë djersë e gjak edhe për vet Shtetin e Kosovës.
Pa një platformë të përbashkët për tema të mëdha, nuk mbrohen interesat kombëtare o politikuca.

Ua dh*efsha politikën me krejt platformat që na llomotisni kot nëpër televizione e rrjete sociale.

Qofshi të shpifur legena!

P.S.
Kërkoj falje për fjalën e ndytë të përdorur. Por, është një fjalë që përdoret edhe nga diplomatët nganjëherë.

D. Smakaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *